Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e 20 kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit


Pas mbarimit të mandatit të Erinda Ballancës, Kuvendi ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Në një dokument të publikuar pak më herët nga “Balkanweb”, zbulohen emrat e 20 kandidatëve të cilët kanë depozituar CV-të e tyre.

Mes tyre janë Avokatja e Popullit në detyrë Erinda Ballanca, avokati i njohur Altin Goxhaj, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Sipas Kuvendit të gjithë emrat i plotësojnë kushtet paraprake ndërsa lista do i përcillet më tej komisonit të Kuvendit për çështjet ligjore që do verifikojë përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore.

Më pas komisioni do kryejë seanca dëgjimore me çdo kandidat e pas përfundimit të këtij hapi, kandidaturat e përzgjedhura do i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë.

Kandidatët:

    1. Ahmet Prençi
    2. Altin Goxhaj
    3. Besim Ndregjoni
    4. Bledar Dervishaj
    5. Boriana Nikolla
    6. Brikena Kasmi
    7. Dorian Gjomarkaj
    8. Drita Avdyli
    9. Endri Papajorgji
    10. Ermir Kapedani
    11. Erinda Ballanca
    12. Evis Fico
    13. Ilirjan Rusmali
    14. Jordan Daci
    15. Jorida Rustemi
    16. Laureta Roshi
    17. Ledio Braho
    18. Lefterije Luzi
    19. Olta Aliaj
    20. Sali Shehu