Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me shoqërinë civile: Ta shndërrojmë protestën në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare, të hiqet dorë nga “Ç’më duhet mua”


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mori pjesë në tryezën e tretë të debatit për daljen nga kriza me shoqërinë civile të grupuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Fokusi i këtij takimi është protesta e 7 korrikut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e 7 korrikut duhet kthyer në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare, që i ndjek me dëshpërim të madh zhvillimet, por nuk reagon.

Ai thotë se duhet hequr dorë nga pasiviteti dhe qëndrimi ‘çmë duhet mua’.

“Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financa, me qenien, dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartëështë edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre.

Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Bastës, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme.

Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën më të paimagjinueshme të vjedhjes së parave të Thesarit të Shtetit, duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e identitetit, njerëz të cilët s’kanë asnjë lidhje por një fat, mafia qeveritare e djegësve ka vendosur t’I përdorë ata gjatë kësaj përiudhe 60 milionë Euro ndërsa qytetarëve që përballen me një rritje jashtëzakonisht të madhe të çmimeve nuk i kompenson.

Nuk u kthye asnjë qindarkë te qytetarët, por u ndanë nga qeveritarët me oligarkët e tyre. Shohim se në këtë periudhë krize të madhe, përsëri Edi Rama nuk njeh kufi me vjedhjet e tij me kabinetin e tij. Çon tek Zoto e Mërtiri, te ushtarët e vjet të hajnisë me aferën e djegësve çdo ditë 80 mijë Euro për të treguar karakterin qesharak të procesit të hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere. Pra kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri për të cilën në mënyrë absolute, qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë. Ata ekzistojnë vetëm për t’u vjedhur dhe nënshtruar. Këto përgjigje do t’i japë protesta nesër. Klima, entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme. Le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën tonë dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri që i ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë, të heqë dorë nga pasiviteti dhe ‘çmë duhet mua’, duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati që kohërat i ke të numëruara.”- tha Berisha.