Vendosni fjalën kyçe....

Deri në 200 mijë lekë për një varr të parablerë, arrestohet drejtori i varrezave të Tufinës dhe 9 të tjerë


Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë, Elidor Ndini, është arrestuar sot pasi akuzohet se ka abuzuar me tokat e varrezave në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik, i nisur pas një denoncimi nga Bashkia e Tiranës.

Sipas “Shqiptarja.com”, për shkak të mungesës së tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, qytetarët paguanin një tarifë deri në 200 mijë lekë, për të parablerë varrin, duke abuzuar me hapësirën e varrezave publike.

Hetimet janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj dhe për të zbuluar skemën e korrupsionit janë bërë përgjime dhe kontrolle zyrash e banesash.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona mes të cilëve drejtori i varrezave, si dhe dy persona janë në kërkim. Mes tyre janë një pjesë e stafit ndihmës të kësaj drejtorie si edhe disa sekserë.

Të arrestuarit

Eliodor Ndini- Përgjegjës i varrezave Tufinë

Xhemal Mena- Punëtor varrezat Tufinë

Latif Shehu-Punëtor varrezat Tufinë

Gazment Daja-Punëtor varreza Tufinë

Bujar Lica- sekser

Alban Ajazi-sekser

Endrin Milla-sekser

Fatjon Gjonaj- Pjesë e grupit akuzuar për ndërtim të paligjshëm

Roza Ndoj-Në akuzë për shpërdorim detyrë

Juliaj Çuka-Në akuzë për shpërdorim detyrë

Shaqir Nika- sekser shpallur në kërkim

Fabjon Gjonaj-shpallur në kërkim, në akuzë për ndërtim pa leje.