Vendosni fjalën kyçe....

Digjen rreth 60 hektarë ullinj në Lezhë, fermeri: Zjarrfikësja mbërrit me vonesë


Një sipërfaqe e konsiderueshme me rreth 60 hektarë ullinj e pemë të ndryshme janë përfshirë nga flakët e zjarrit në fshatin Troshan te Lezhës. Vatra e zjarrit ka filluar prej orës 14:00.

Zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët e zonës për të shmangur që flakët të mbërrijnë deri te banesat.

Gjatë një prononcimi për media një nga fermerët deklaroi se zjarrfikësja ka ardhur 2-orë e vonesë dhe zjarri u vendos nën kontroll nga vetë banorët e fshatit me mjete rrethanore.

Ai shton se dëmet janë kolosale pasi janë djegur mbi 1800 rrënjë pemësh frutore.

Zjarri nisi rreth orës 13:30 nga poshtë te një parcelë dhe u përhap nga era e fortë menjëherë. U desh 2-orë të digjeshin mbi 60 hektarë sipërfaqe, janë djeg mbi 1800 pemë frutore, kryesisht ullinj, shegë, arra dhe fiq, gjithë produktet që kultivojnë këtu. Ndihma ka qenë e menjëhershme e fshatarëve. Ishim dy veta të parët këtu që kemi ardhur dhe sa pamë gjendjen shkuam derë më derë njoftuam. Falenderoj gjithë troshanësit që me kova dhe mjete rrethanore arritëm ta vendosim nën kontroll. Njoftuam zjarrfikëset por dhe ata për arsyet e tyre nuk mund të vinin se ishin në Zejmen pasi kishte zjarr dhe aty.

Pas dy orësh zjarrfikësja ka ardhur dhe po punon, por zjarrin nën kontroll e vendosën fshatarët.

Dëmet janë kolosale, ishalla zoti dhe shteti i ndihmon që të rikuperojnë këto dëme”, theksoi fermeri, raporton News 24.