Vendosni fjalën kyçe....

E rëndë në Divjakë, djali akuzohet se mbyti me duar babanë 85-vjeçar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Divjakë, ku djali dyshohet se ka vrarë babanë 85-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës, ku i moshuari Dhimitër Stase është gjetur i pajetë në banesë dhe me shenja dhune.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar të birin Andrea Stase, 58-vjeç, i cili besohet se e ka mbytur të atin me duar.

 “Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije Policia.