Juventusi ka nisur misionin për transferimin e Kalidou Koulibalyt.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se drejtori i klubit italian, Federico Cherubini, është takuar me agjentin e senegalezit
Juventusi synon ta shfrytëzoj rastin e Koulibalyt te Napoli, pasi ai do të mbetet lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.
31-vjeçari është në listën e emrave të shumtë të “Zonjës së Vjetër”, pasi klubi po synon të zëvendësojë Matthijs de Ligtin, i cili pritet të largohet këtë verë.
Megjithatë, Juventusi nuk ka nisur ende bisedimet me Napolin.
Bazuar në “Transfermarkt”, Koulibaly në tregun e transferimeve vlerësohet me 35 milionë euro.