Një ditë para protestës së paralajmëruar nga shoqëria civile dhe ish-kryeministri Sali Berisha, është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19.
NË një Konferencë për mediet, drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të marrin edhe dozat e treta dhe të katërta të vaksinës.
“Prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkojnë shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt.”- tha Tomini.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se nënvariantet e reja të Omicron kanë shkaktuar shtimin e numrit të të infektuarve.
“Në vend javën e kaluar numri i infektimeve u shtua ndjeshëm e javën e fundit kanë ndodhur dhe humbje jete.
Kjo si rezultat i qarkullimit të nënvarianteve të Omicron që është i njohur për shkallën e lartë të infektueshmërisë.”– tha Rakacolli.