Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Theo Jacobs poshtëron trupën gjykuese të KPA-së


Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka poshtëruar trupën gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi konfirmuan në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha.

Jacobs, ndërkohë që duhet të respektonte dhe të heshte pas vendimit të KPA-së si palë në procesin e vettingut, ka bërë një deklaratë poshtëruese ndaj trupës së gjykimit të përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

Sipas tij, qytetarët, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut meritojnë më shumë dhe më mirë se vendimi i trupës.

Në emër të vëzhguesve ndërkombëtarë, dëshiroj të theksoj se ne nuk jemi plotësisht dakord me këtë vendim, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Më vjen thellësisht keq që ky vendim po hedh hije mbi imazhin e fortë që kjo dhomë mundi të mbajë përmes vendimeve të guximshme dhe të vështira. Drejtësia është diçka që shërbehet kur një vendim bazohet në fakte, jo kur faktet përshtaten me rezultatin e dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, kjo dhomë e posaçme apeli dhe qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë se ky vendim.”-thotë Jacobs.

Gazetari i Shqiptarja.com Arsen Rusta shkruan se palët duhet të heshtin kur gjykata flet por ky parim u shkel nga Theo Jacobs.

Gazetari thekson se ai sot shkeli kushtetutën e Shqipërisë dhe intimidoi trupën e gjyqtarëve kushtetues.

Reforma në drejtësi DUHEJ!

DUHET edhe të vazhdojë me sa kanë mbetur pa u kontrolluar.

Parimi universal është: Kur gjykata flet palët heshtin! Por ky parim i përbotshëm shkelet në Shqipëri.

Teo Jacobs është përfaqësuesi i ONM-s me të mirat e të këqijat e tij unë e vlersoj. Por sot ai ka gabuar. Ka shkelur kushtetutën e shqipërisë, ka intimiduar trupën e gjyqtarëve kushtetues.

Po si mundet zoti Jacobs?

Kur vendimi shpallet e ju i kërkoni llogari trupës. Anëtarët e kolegjit japin vendimi në emër të Republikës së Shqipërisë. Jo në emër të ONM apo tuajin!

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo  anëtarë sot konfirmuan në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha.

Jacobs ishte kundra. Krejt normale. Por a mundet ti trajtojë gjyqtarët kushtetues të Shqipërisë në këtë formë!

Unë them JO!”-shkruan Rusta./Hashtag.al