Vendosni fjalën kyçe....

PD shpërndan spotin dedikuar diasporës: Në 7 korrik rikthejmë zërin e shqiptarëve, Rama përzuri 600 mijë njerëz në 9 vite


Partia Demokratike ka shpërndarë spotin i dedikohet diasporës shqiptare në kuadër të protestës së nesërme që do të zhvillohet para Kryeministrisë.

7 korriku, thirrja e diasporës për protestën në një spot. 600 mijë shqiptarë të larguar në nëntë vite. Shqipëria vazhdon të humbasë pjesën më vitale të saj. Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një konspiracion, por një agjendë që shënon dramën më të madhe të vendit tonë – një dramë e shkaktuar nga humbja e shpresës dhe frika për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e PD.

Sipas selisë blu diaspora përbën shtresën më të nëpërkëmbur nga qeveria, ndërsa thekson se tashmë ka një vizion konservator i përfaqësuar nga PD, që emigrantët shqiptarë e mbështesin dhe për këtë arsye i bashkëngjiten edhe protestës.

Politikat e shpopullimit dhe një opozite e kapur shtynë intelektualët, shtresën e mesme, zanatçinjtë e rininë të braktisin familjet, komunitetin e pronën e tyre – gjerat më të shtrenjta për çdo individ. Por tani një drite shprese është ndezur dhe diaspora qëndron përkrah opozitës se vërtete. Diaspora përkrah vizionin konservator të Partisë Demokratike – e vetmja alternativë që mundëson ndryshimin e vërtetë. Komunizmi vriste rininë, intelektualet dhe fjalën e lire.  Regjimi i sotëm i përzë nga Shqipëria, duke vrarë të ardhmen e atdheut tonë. Koha te ndalim te keqen sot. Nesër do te jete tepër vone! Në 7 korrik t’i themi jo agjendës së shpopullimit, të rikthejmë në atdhe shqiptarët e përzënë dhe t’i japim Shqipërisë një të ardhme!”, thuhet më tej.