Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e Partisë Demokratike, Kryeministria blindon dyert


Një ditë para protestës së thirrur nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, Kryeministria ka vendosur të blindojë derën kryesore.

Ashtu si në protestat që zhvilloheshin edhe më parë nga opozita, që qeveria blindonte dyert, edhe për protestën e nesërme të 7 korrikut që pritet të nisë në orën 19:00, dera kryesore është mbuluar me profile llamarine.

Ndërkohë për protestën janë angazhuar rreth 1200 forca policie edhe pse nga Partia Demokratike është thënë se do jetë paqësore.

Kjo është protesta e parë nga opozita që prej zgjedhjeve të vitit të kaluar ku Edi Rama me Partinë Socialiste morën mandatin e tretë.