Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinale të Wimbledonit, pasi sonte eliminoi Tylor Fritzin në çerekfinale.
Pavarësisht se spanjolli në këtë ndeshje u përball me një lëndim, kjo nuk e pengoi për t’u rikthyer dhe për të fituar me përmbysje.
36-vjeçari fitoi kundër Fritzit me rezultatin 3:2 në sete – (3:6, 7:5, 3:6, 7:5, 7:6).
Në gjysmëfinale, 36-vjeçari do të takohet me Nick Kyrgios, i cili më herët ka eliminuar Cristian Garinin.
Çifti tjetër gjysmëfinal është Novak Djokovic – Cameron Norrie.