Vetëm një ditë na ndan tashmë nga protesta e paralajmëruar më 7 korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sekretari i PD-së për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka publikuar dje disa foto nga Greqia me një grup shqiptarësh atje, të cilët do t’i bashkohen protestës.
“Me demokratët në Kiato të Greqisë një vend që ka rreth 7000 banorë nga të cilët 2000 janë shqiptarë.
Riorganizimi i Partisë Demokratike në diasporë, mbështetje për protestën e datës 7 korrik në Tiranë.
Falenderime për Kryetarin Bashkisë Spyridon Stamatopoulos, i cili na vendosi në dispozicion ambietet e bashkisë për takimin e PD.
Nesër jemi me degën e PD Athinë dhe mbas takimit drejt Tiranës sëbashku me një pjesë të demokratëve për të protestuar në shesh.”- Hoxha krahas fotove.