Vendosni fjalën kyçe....

Thatësira ul prurjet në hidrocentralin e Fierzës/ Thirrja e KESH-it: Kurseni energjinë, boilerin ndizeni vetëm kur nevojitet


Në një kohë kur rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës kanë rënë ndjeshëm në 60 metër kub për sekondë, si pasojë e thatësirës së madhe, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka një thirrje për qytetarët shqiptarë. Që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

 “KURSEJMË ENERGJINË SOT! NESËR MUND TË JETË VONË!

Kursimi i energjisë është i mundur dhe duke përdorur në mënyrë sa më efikase pajisjet elektroshtëpiake.

Më poshtë mund të ndiqni disa këshilla të vlefshme.”– thuhet në postimin e KESH krahas videos sensibilizuese, përmes të cilës tregohen dhe mënyrat se si të kursejmë energjinë. Mes tyre përmendim ndezjen e boilerit dhe hapjen e frigoriferit vetëm kur është nevoja.

Sikurse ka bërë me dije KESH një ditë më parë, rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës, furnizuar nga prurjet e dy degëve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi kanë në 60 metër kub për sekondë, si pasojë e thatësirës së madhe që ka kapluar vendin. Niveli në liqen ka arritur në 287 metra mbi nivelin e detit nga 289.7 që ishte në muajin qershor.

Nga ana tjetër, edhe prurjet kanë pësuar rënie në rreth 90 metër kub ujë për sekondë. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rritja e temperaturave ka shtuar edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend dhe në bazë të të dhënave të publikuara konstatohet si shpenzim ditor rreth 19 mijë MëH ose 2-3 mijë mëh më shumë se fundi i qershorit.

 

PËRDITËSIM I SITUATËS 05.07.2022

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është : 𝟏𝟑.𝟐𝟑𝟑 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)

Kërkesa për konsum nga FSHU është: 𝟏𝟖.𝟖𝟖𝟗 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)

Çmimi i energjisë sot në bursë shënon 𝟑𝟔𝟎 𝑬𝒖𝒓𝒐/𝑴𝑾𝒉.

*Temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend.

**KESH ju bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

– HEC Fierzë 60 m3/s

– HEC Koman 35 m3/s

– HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 287.19 mmnd,
  • Hec Koman 173.40 mmnd,
  • Hec Vau Dejës 73.72 mmnd

Rezerva Energjitike është: 1011.9 GËh

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.