Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që jetojnë në në Tiranë që të distancohen nga protesta e thirrur sot nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Në një njoftim, ambasada i ka këshilluar qytetarët e saj të qëndrojnë larg zonave ku do të grumbullohen protestuesit para Kryeministrisë. Kjo pasi protesta mund të përshkallëzojë në dhunë.
“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.”- thuhet në njoftim.
Ambasada lë dhe disa numra në dispozicion për të gjithë ata që do të kenë nevojë për ndihmë.
NJOFTIMI I AMBASADËS
Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët.
Ndihma:
Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285
+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)
ACSTirana@state.gov
https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/
· Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
888-407-4747 ose 202-501-4444