Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestën e djeshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai u shpreh se është vetë organizator i eventeve të mëdha politike por protesta e opozitës iu duk e organizuar keq.
“Në koment të pyetjes tuaj, që lidhet me non-gratën Sali Berisha. Sot kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve të PD-së se nuk ishte firma e Sali Berishës brenda. Nëse do ishte firma, do e kishim pranuar. Kjo qasje nuk do ndryshojë. Non-grata është Sali Berisha.
Shkresë që mban firmën e Sali Berishës këtu sa të jem unë kryetar grupi parlamentar të PS-së, nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë aspekt, dua t’u them që nuk dua të hyj në komente të organizimit të protestave. Jam vetë organizator i mirë i aktiviteteve politike, më duken të organizuara keq.” – tha Balla në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.