Vendosni fjalën kyçe....

Berisha një ditë pas protestës: Forca e këtij tubimi është nukleare, ata nuk dolën se i thirra unë por i thërriti vendi


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një Konferencë për mediet, ku ka folur për protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kjo protestë kalon çdo protestë tjetër të mbajtur në këto 30 vite dhe treguan një forcë nukleare sipas tij. Berisha theksoi se qytetarët nuk kishin dalë të protestonin sepse i kishte thërritur ai, por sepse i thërriste vendi.

“Në frymën dhe mesazhin tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës, nga çdo skaj dhe lagje e Shqipërisë. Nuk ishin aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjesht një protestë.

Ishin që të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj, të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë misionarësh nuk është e jashtëzakonshme, por është nuklerare. Është nukleare ju them unë, njerëzore nukleare.

Sot shqiptarët në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilin gjenden ata dhe vendi i tyre, kanë shansin dhe rastin të bëhen misionarë për shpëtimin e Shqipërisë. Aty, ata ishin, ata i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre.

Nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë të protestojë se i thërret një njeri. Të gjithë ata dolën se i thërriste vendi, dheu i tyre për shpëtim.

Pra, data 7 do të shënohet në memorien e kohës dhe të revolucionit si një datë historike, si një datë në të cilën shqiptarët befasuan kombin dhe botën.”- tha Berisha.