Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama të japë dorëheqjen menjëherë, shkaku më madhor janë djegësat


Në Konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Kjo për shkak të aferës së inceneratorëve ose “djegësave” siç shprehet ai.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor.

Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.

Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar.

Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij.

Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish.

Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht.”– tha Berisha.