Vendosni fjalën kyçe....

Berisha zotohet: Kush vjedh shkon në qeli, do heqim amnistinë për çdo kryeministër


Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u zotua se me ardhjen e tij në pushtet një nga ligjet e para që do të votohet është heqja e amnistisë për çdo kryeministër dhe ministrave në 30 vitet e fundit.

Ai tha se kushdo që vjedh, duhet të shkojë menjëherë në burg.

“Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër. Nuk përbën amnisti. Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg.

Një nga ligjet që do vendoset është pikërisght ky. Heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për qytetarët.”- tha Berisha.