Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë gjatë një aktiviteti elektoral në prefekturën Nara në Japoninë qëndrore. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk u shpëtoi dot plagëve të marra.
Ndarjen nga jeta të Abe-s e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike.
67 vjeçari, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Siç shkruan NPR, Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital me helikopter, por zyrtarët thanë se nuk po merrte frymë dhe zemra e tij ishte ndalur.
Public broadcaster NHK aired the moment former Japanese Prime Minister Shinzo Abe was shot while delivering a campaign speech Friday in western Japan. https://t.co/u8MXjC3qrP pic.twitter.com/77ep2QLuJ8
— CBS News (@CBSNews) July 8, 2022
Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Nara ku ndodhi ngjarja, konfirmoi se ish-kryeministri kishte marrë një plagë në anën e djathtë të qafës si dhe në klavikulën e majtë.
Policia arrestoi të armatosurin e dyshuar në skenën e sulmit tronditës në një vend që është një nga më të sigurtit në botë dhe ka disa nga ligjet më të rrepta të kontrollit të armëve kudo.
Kryeministri Fumio Kishida tha se Abe ishte në “gjendje të rëndë” dhe ai shpresonte se ai do të mbijetonte. Kishida e quajti sulmin “të poshtër dhe barbar” dhe shtoi se krimi i ndodhur gjatë fushatës zgjedhore, që është themeli i demokracisë, ishte absolutisht i pafalshëm. Kishida dhe ministrat e kabinetit të tij u kthyen me nxitim në Tokio pas të shtënave.
“Unë po lutem për mbijetesën e ish-kryeministrit Abe nga thellësia e zemrës sime.”- tha Kishida në zyrën e kryeministrit pasi mbërriti me një helikopter nga Yamagata. Ai shtoi se Abe po merrte trajtimin maksimal mjekësor. Mirëpo siç u mësua më vonë, ai nuk mbijetoi dot.