Në konferencën e sotme për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë do të sillte ai për shqiptarët në një mandat të ri si kryeministër.
Ai tha se për shqiptarët do të sillte ndryshime thelbësore në gjendjen e tyre ekonomike.
“Mendoj se në një mandat të ri, Sali Berisha do t’i bënte shqiptarët të harronin Sali Berishën e dytë. Në një mandat të ri, pa asnjë dyshim që do rivendosim liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj do të kishte ndryshime substanciale në gjendjen e tyre ekonomike. Që të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Rama, në qeverisjen e mëparshme borxhi është rritur me 4.4%, ishte 58.2 shkoi 62.6%. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. Në këtë qeverisje, borxhi u rrit nga 62.6% në 107%. Dhe rrogat dhe pensionet sot, në qoftëse i proporcionon me inflacionin janë 30-40% më të ulëta.
Pra, çfarë do të bënte Sali Berisha? Sali Berisha do t’i nxirrte shqiptarët nga mjerimi. Nuk do kishte shqiptarë në mjerim, do kishte një minimum jetik, do kishte një dyfishim të rrogave dhe pensioneve, do kishte pa asnjë diskutim një transformim rrënjësor të sistemit të Arsimit, sistemit të Shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre. Nuk do ua prekte kush votën atyre. Se e the bukur ti, ike, votuan kundër, u thashë mirupafshim sepse isha dhe jam i betuar që asnjë votë kurrë nuk do të preket. Axhenda ime është liria për shqiptarët. Shqiptarët mund të mendojnë se janë të lirë, por jua them unë se nuk është kështu. Njerëzit që nuk votojnë dot nuk janë të lirë, janë të shpërfillur.”– tha Berisha.