Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar deputetët që janë kritikë ndaj tij por përsëri dolën në protestën e djeshme.
“Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ata kanë përmbushur një detyrimu moral dhe ligjor. Ata janë gjetur mes zgjedhësve dhe mbështetësve të PD, aty ku ishin.
Prandaj i përgëzoj. Protesta i mirëpret dhe ne i kemi ftuar ata.
Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD.
Natyrisht nuk i injoroj problemet që ekzistojnë.
Por ata që venë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura”– tha Berisha.