Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka ndërruar jetë në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, pas sulmit me armë ndaj tij gjatë një mitingu.
Ndarjen nga jeta të Abe-s e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike.
67 vjeçari, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Sulmuesi i dyshuar i cili raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u arrestua në vendngjarje dhe po mbahet në paraburgim.
Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Nara ku ndodhi ngjarja, konfirmoi se ish-kryeministri kishte marrë një plagë në anën e djathtë të qafës si dhe në klavikulën e majtë.