Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë polici në Delvinë, dyshohet se u vetëvra me armën ë shërbimit


Një efektiv policie i Komisariatit të Delvinës dyshohet se është vetëvrarë mbrëmjen e sotme me armën e shërbimit.

Viktima është identifikuar si 54-vjeçari me iniciale E.B. me detyrë si trupë shërbimi e sigurie në policinë e Delvinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të ndjerit. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.