Vendosni fjalën kyçe....

Përleshen mbi 20 të mitur shqiptarë në Itali, 7 prej tyre mbeten të plagosur


Një grup të miturish shqiptarë janë konfliktuar mbrëmjen e kaluar në Itali, shtatë prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

Ansa” raporton se incidenti ka ndodhur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas.

Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur. Policia ka identifikuar 10 prej fëmijëve dhe ka nisur hetimin mbi këtë incident.

Sipas karabinierëve të cilët ndërhynë në vend, grupi i fëmijëve emigrantë janë përballur me rripa, fikëse zjarri dhe hekura.

Pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë, por kishte edhe një tjetër fëmijë egjiptian e një tjetër nga  Magrebi. Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj. Disa banorë që dëgjuan britma dhe zhurma kanë ngritur alarmin. Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes të rinjtë kanë thyer xhamat dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.