Vendosni fjalën kyçe....

Rama në spitalin “Shefqet Ndroqi”: Për një skaner koha e pritjes ishte 4 muaj, sot 24 orë


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili është pajisur sipas tij me flotën e re të aparaturave mjekësore të teknologjisë së lartë.

Rama thotë se tanimë për një skaner koha e pritjes është si rregull 24 orë, ndërkohë që më parë ishte 4 muaj.

“Investimi i vazhdueshëm në flotën e re të aparaturave mjekësore të teknologjisë së lartë në rrjetin e spitaleve publike, e ka ngritur shërbimin shëndetësor në një nivel të paimagjinueshëm vetëm disa vite më parë.

SHEMBULL: Për një skaner koha e pritjes ishte 4 muaj, sot është si rregull 24 orë.”– shkruan kryeministri.

 Rama pa nga afër investimet në spital dhe gjatë inspektimit të tij në një moment u ndal te një pikturë që i bëri përshtypje në hyrje të godinës.

“Shumë nice”– tha Rama duke komentuar atë.