Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ironizon Kryemadhin e Këlliçin: E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kryetarja e LSI-së ka dhoma për macet


Kryebashkiaku i Tiranës ka ironizuar kryetaren e LSI-së Kryemadhi duke thënë se ajo ka shtëpi e dhoma për macet, banjo për macet po nuk ka asnjë dhomë për familljet e prekura nga tërmeti.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në Kombinat ku ironizoi edhe deputetin e PD-së Këllici duke e quajtur atë ‘dhëndrin e PS-së’.

Veliaj tha ndër të tjera se Tirana nuk doli në protestën e zhvilluar dje para kryeministrisë pasi nuk ka kohë për të humbur.

“Kombinati ka pritur gjatë për çështjen e tërmetit dhe unë dua t’ju shoh në sy e t’ju them të vërtetën: Kemi bërë 22 gjyqe. Këtu vinte Monika Kryemadhi, që ka shtëpi e dhoma edhe për macet, ka edhe banjo për macet, por nuk ka një dhomë për një familje të prekur nga tërmeti dhe i cyste njerëzit, u thoshte çojeni në gjyq, merrni masa bllokimi. E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje. A thua se kjo është gjë e keqe. Edhe e thonë këta që u ngeci ora katër vjet. Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja drejtonte Tiranën, Sahati i Tiranës nuk punoi katër vjet. Kur ty të ngec edhe ora e qytetit, simbolika më e madhe ritmit që duhet të kapim, është turp i madh.” – tha Veliaj.