Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Basha përpiqet të minojë PD-në ndërkombëtarisht, qytetarët treguan dje se nuk hanë bar


Deputetja e PD-së Vokshi ka pohuar mbrëmjen e sotme se ish-kreu i PD-së Basha po punon të minojnë partinë ndërkombëtarisht.

Ajo e bëri deklaratën në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ku tha se PD-ja është e bashkuar duke pranuar problemet që ekzistojnë në selinë blu me një pjesë deputetësh demokratë të grupit parlamentar.

Po kështu ajo denoncoi kreun e grupit parlamentar Alibeaj se i bën mbledhjet në mungesë të kuorumit.

Vokshi ironizoi edhe ambasadoren amerikane në Tiranë Kim, duke thënë se me pjesëmarrjen në protestën e madhe të mbrëmjes së djeshme qytetarët treguan se nuk hanë bar.

“Partia Demokratike është baza dhe aty është e bashkuar. Por po, sot ka një problem me Grupin Parlamentar. Nuk janë 35 deputetë, por më pak se aq, që janë të veçuar. Edhe pas protestës ka pasur bisedime me ta. Ndërsa mbledhjet që bën zoti Alibeaj bëhen edhe në mungesë të kuorumit. Por zoti Alibeaj vazhdon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës. Zoti Basha dhe ndonjë tjetër po përpiqen edhe ndërkombëtarisht ta minojnë Partinë Demokratike. Dje në shesh qytetarët tregojnë se nuk hanë bar. Pra në momentin që qeveria sillet si armik me ta, ata çohen dhe protestojnë duke i treguar Edi Ramës të vetmen gjuhë që ai kupton” – tha Vokshi.