Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i Tour de France thyen qafën nga përplasja brutale me tifozin (Video)


Një çiklist i Tour de France përfundoi duke thyer qafën pasi u përplas me një tifoz dhe më pas u rrëzua në kalldrëm pas një incidenti të tmerrshëm gjatë garës me famë botërore.

Daniel Oss po kalonte në fazën e pestë me një shpejtësi të madhe kur u përplas me spektatorin që hyri në rrugën e tij teksa filmonte garën në celularin e tij.

Tifozi u rrëzua në tokë nga forca e goditjes me Oss, i cili u hodh nga biçikleta e tij te një konkurrent tjetër, Michael Gogl, i cili gjithashtu u rrëzua mbi kalldrëm.

Oss arriti të përfundojë garën e përbërë nga 11 ndarje në sipërfaqen e rrezikshme të kalldrëmit.

Megjithatë, skanimet e kryera më vonë treguan se italiani pësoi një thyerje të vertebrës në qafë.

Ky informacion u bë publik nga ekipi i Oss TotalEnergies, i cili shkroi në Tëitter: “Kontrollet shtesë zbuluan një frakturë të një vertebre cervikale që kërkon të qëndrojë e palëvizur për disa javë.”

“Daniel Oss është i detyruar të largohet nga Tour de France. I gjithë ekipi ju uron një shërim të mirë Daniel.” – shtoi njoftimi.

Sa i përket Gogl, ai pësoi një klavikul dhe legen të thyer. Por një çiklist i tretë u lëndua aq rëndë sa nuk mundi të merrte pjesë në garë të nesërmen.

Duke reaguar ndaj përplasjes, legjenda e çiklizmit Bradley Wiggins pyeti pse një skenë me kalldrëm duhet të përfshihej në Tour de France.

“Sado spektakël që janë skenat me kalldrëm për shikuesit dhe për ne, ne shohim indcidentet që ndodhin dhe shohim dëmin që u bën çiklistëve që përgatiten për këtë garë gjatë gjithë vitit.” – vuri në dukje fituesi i medaljes së artë olimpike.

Tour de France drejtohet nga çiklisti slloven Pogacar, i cili mban fanellën e verdhë pas gjashtë fazave.