Vendosni fjalën kyçe....

Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falën namazin në sheshin “Skënderbej”, apeli i kreut të KMSH-së për të rinjtë


Këtë të shtunë mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, po ashtu mijëra të tjerë në të gjitha xhamitë e vendit.

Falja ka nisur në orën 06:05. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, mbajti një fjalim para besimtarëve të cilëve që kush ka mundësi le të presë Kurban.

Një tjeër apel ai kishte për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

“Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj.”- tha Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin.