Vendosni fjalën kyçe....

Një burrë merr peng mjekët dhe pacientët në spitalin në Kinë, plagos 4 persona me thikë


Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi një burrë sulmoi pacientët dhe mjekët me thikë në Spitalin e njohur Ruijin të Shangait. Incidenti ka ndodhur këtë të shtunë. Policia thuhet se ka qëlluar dhe plagosur sulmuesin pasi ka mbërritur në vendngjarje, shkruan RT.

Oficerët kanë rrethuar zonën, ndërsa pamjet që qarkullojnë në mediat sociale që tregojnë njerëz që përpiqen të largohen nga ndërtesa në panik.

Mjekët u panë duke vrapuar për të shpëtuar jetën me pacientët e tyre, disa prej të cilëve ishin në karrige me rrota apo në shtrat të lëvizshëm.

Një tjetër video shfaqte një gjurmë të gjatë gjaku në dyshemenë brenda spitalit.

“Kjo është shumë dëshpëruese. Çfarë ka ndodhur me këtë shoqëri?”- tha një banore për Reuters. Ajo kishte shkuar në spital për një kontroll, por të gjitha takimet ishin anuluar.

Sipas mediave lokale, sulmuesi kishte marrë peng një grup pacientësh dhe mjekësh në katin e shtatë të spitalit.

Katër personat e lënduar po trajtohen dhe asnjëri nuk dyshohet të jetë në rrezik për jetën.