Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë nënën, lihet në burg 30-vjeçari në Fier


Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 vjeçarin Klodian Çobaj, i cili akuzohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij, Donika Çobajn.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 korrik në Dukas të Patosit. Masa e sigurisë është caktuar pa praninë e një avokati, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë kundër Hartës së re gjyqësore.

Gjyqtari i çështjes ishte Taulant Banushi dhe Prokuror Hysen Ajasllari.

Sipas “Gazetës Panorama”, 30-vjeçari ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool. Kur u kthye në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari për këtë dhe në debat e sipër e nën efektin e alkolit, ka pranuar se e ka qëlluar nënën me thikë në trup dhe qafë.

E plagosura pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier dhe është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.