2 persona janë arrestuar në Himarë pasi u kapën duke marrë në makinë 8 emigrantë të paligjshëm.
Shtetasit V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë, akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Dy të rinjtë kanë marrë me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kuç-Qeparo, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar emigrantët në një distancë të shkurtër, i kanë nxjerrë nga automjeti, për t’iu shmangur kontrollit të shërbimeve të Policisë, të cilët menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e këtyre dy shtetasve, në pranga.
“Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kudhësi”.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.
Morën me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen automjeti dhe 4 aparate celulare.
Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kudhësi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kuç-Qeparo, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar emigrantët në një distancë të shkurtër, i kanë nxjerrë nga automjeti, për t’iu shmangur kontrollit të shërbimeve të Policisë, të cilët menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e këtyre dy shtetasve, në pranga.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 4 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.