Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Kuvendi bllokon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar mosveprimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar propozimin për ndryshimin e Kodit Penal përkatësisht nenit që dënon qytetarët për organizimin e tubimeve.

Vasili thotë se Kuvendi nuk po respekton dhe bllokon vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila me një vendim të 4 majit të vitit 2021 detyronte legjislativin që të ndërhynte në nenin 262 të Kodit Penal.

Vasili thotë se Kuvendi po e bllokon qëllimisht propozimin e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Postimi i plotë:

Kulmi i antiligjit, Kuvendi i Shqipërisë bllokon Vendimin e Kushtetueses për Tubimet!

Kuvendi i Shqiperise ne menyre banditeske arrin deri aty sa nuk zbaton as Vendimet e Gjykates Kushtetuese.

Gjykata Kushtuese ka vendosur ndryshimin e Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret!

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.

Ky Vendim i Gjykates Kushtetuese duhej te ishte zbatuar qe ne dhjetor te vitit 2021.

Kemi depozituar ne Kuvendin e Shqiperise qe ne 18 mars Projektligjin per ndryshimet ne Kodin Penal per Tubimet ashtu siç urdheron Gjykata Kushtetuese, me firmat e Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit dhe Erisa Xhixhos.

Por kete Vendim Rilindja ne Kuvendin e Shqiperise e zvarrit dhe e bllokon qellimisht ne dhunim hapur te Kushtetutes dhe ligjit.

I kam kerkuar publikisht edhe Kryetares se Kuvendit L.Nikolla, qe te beje detyren dhe te imponoje shqyrtimin dhe miratimin urgjent ne seance plenare te ndryshimeve te Kodit, por ajo duke ju bindur vetem urdherave politike te Rilindjes nuk ka bere asgje.

Rilindjes i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.

Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”

Ja Vendimi i Gjykates Kushtetuese i dates 4 maj 2021:

V E N D O S I:

Pranimin e kërkesës.

Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.

Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 04.05.2021

Shpallur më 02.06.2021

Rilindasit ne Kuvend, qe ulerasin plot histeri per dashurine e tyre per Reformen ne Drejtesi nuk zbatojne as Vendimet e Gjykates Kushtetuese sepse ashtu i urdheton per turpin e tij Edi Rama.