Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: PD-ja ka hyrë në një rrugë pa kthim, do ketë vetëm protesta deri në rrëzimin e Ramës


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se PD është gati për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

Sipas Vokshit nuk do të ketë kthim pas dhe se do të vijohet me protesta. Sipas saj, dalja masive e qytetarëve në protestën e 7 korrikut, dëshmon se ata e besojnë këtë forcë politike.

Kemi kaluar një proces jo pak të vështirë, riorganizmin  e PD. Fakti i mirëorganizimit të protestës ishte testi i parë që u kalua me sukses edhe sepse elektorati na besuan. Pra jemi një forcë që qytetarët i besuan. Jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë, ata besuan tek kjo forcë politike. A jemi ne gati? Po jemi! Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas. Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të bërë opozitë reale”, deklaroi deputetja e PD.