Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shefi i policisë: Mbaj unë përgjegjësi


Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe thotë se “merr përgjegjësinë” për dështimin e sigurisë që rezultoi në ngjarjen e rëndë.

Siç shkruan CNN, shefi i policisë së prefekturës Nara, Tomoaki Onizuka tha në një konferencë shtypi të shtunën se personeli i sigurisë së ish-kryeministrit Abe kishte ndjekur planin e miratuar nga ai.

“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30 dhe situata u zbulua, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatim të ligjit.”– tha Onizuka.

“E ndjej peshën e përgjegjësisë sime.”- shtoi Onizuka, duke mos e fshehur dot ngarkesën emocionale që ndjente.

Shefi i Policisë tha se “nuk mund të mohojë se kishte probleme” me sigurinë e Shinzo Abe.

Onizuka tha se autoritetet po shqyrtojnë se çfarë shkoi keq në drejtim të qëllimit të Abe.

Fakti që një ish-kryeministër mund të qëllohej për vdekje nga një distancë e afërt ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës në një vend me shkallën më të ulët të krimit me armë në botë, ka tronditur Japoninë dhe ka bërë jehonë në mbarë botën.