Vendosni fjalën kyçe....

18-vjeçari me motor përplaset me shtyllën në Shkodër, dërgohet me shpejtësi në spital


Një aksident ka ndodhur në Shkodër ku i dëmtuar ka mbetur një 18-vjeçar.

I riu me iniciale B.R. duke drejtuar motorin në rrugën Shkodër-Mes ka dalë prej saj duke u përplasur me një shtyllë.

Për pasojë është plagosur dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi

“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”