Vendosni fjalën kyçe....

“’Blitzkrieg’ ekonomik perëndimor ka dështuar”


Vendet perëndimore kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të destabilizuar ekonominë ruse me sanksione, tha presidenti i vendit në një takim të qeverisë për çështjet ekonomike.

“Si rezultat i veprimeve të Bankës Qendrore, si rezultat i masave të marra në kohën e duhur nga qeveria u bë shumë. Dhe i ashtuquajturi ‘Blitzkrieg’ që u përpoqën të bëjnë, ‘blitzkrieg’ ekonomik, natyrisht, ka dështuar”, tha ai.

Presidenti, megjithatë, pranoi se kufizimet kanë dëmtuar ekonominë e vendit dhe ‘shumë rreziqe mbeten ende’ të pranishme.

Putin ka kërkuar që në përgjigje të sfidave që lidhen me sanksionet perëndimore, kompanitë ruse të energjisë duhet të punojnë për perspektivën afatgjatë. Gazifikimi i rajoneve të vendit dhe diversifikimi i eksporteve duhet të jenë detyrat kryesore të qeverisë, theksoi ai.

Sipas liderit rus, qeveria tashmë po shqyrton mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, detare dhe tubacioneve për furnizimin e naftës dhe produkteve të naftës ruse në vendet mike, si dhe infrastrukturën e transportit të gazit për të rritur furnizimet me gaz në Azi dhe tregun e brendshëm.

Duke folur për situatën e përgjithshme ekonomike, ai vuri në dukje se tregjet botërore ‘janë ende në rrëmujë për shkak të thirrjeve të Perëndimit për të braktisur burimet ruse të energjisë’.

Putin kujtoi se çmimi i naftës Brent u rrit në 130 dollarë për fuçi mes frikës për një mungesë të mundshme, por ditët e fundit çmimet kanë rënë me 20-30 dollarë për shkak të parashikimeve për një ngadalësim të ekonomisë globale.