Vendosni fjalën kyçe....

FMN jep alarmin ekonomik global


Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha të mërkurën se perspektiva për ekonominë globale ishte ‘errësuar ndjeshëm’ që nga prilli. Ajo i tha Reuters se një recesion global vitin e ardhshëm nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh rreziqet e larta.

“Do të jetë një vit 2022 i vështirë, por ndoshta edhe më i ashpër do jetë viti 2023.” – paralajmëroi shefja e FMN-së.

Ajo përmendi përhapjen globale të inflacionit, rritjet dramatike të normave të interesit nga bankat qendrore, një ngadalësim të rritjes së Kinës dhe sanksionet e paprecedenta kundër Rusisë ndër faktorët që po ndikojnë në ekonomitë globale.

Georgieva tregoi se në javët e ardhshme FMN-ja do të ulë parashikimin e saj të mëparshëm prej 3.6% rritje globale për këtë vit. Ky do të ishte rishikimi i tretë në rënie i fondit të parashikimit të tij këtë vit.

“Ne jemi në ujëra të turbullta.” – tha Georgieva, duke vënë në dukje se shtrëngimi afatgjatë i kushteve financiare do ndërlikonte perspektivën ekonomike globale. Ajo theksoi se ishte thelbësore që çmimet në rritje të viheshin nën kontroll.