Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Vrap në Tiranë.
Adoleshenti është gjetur nga xhaxhai i tij ndërsa dyshohet se është mbytur.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”