Një person ka humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të raportuara nga Shqipëria në 3514.
Viktima është një qytetar 78-vjeç nga Lezha.
Nga 766 testime ditore të kryera janë gjetur 290 raste të reja me Covid-19. Në spital po mjekohen 34 pacientë.