Vendosni fjalën kyçe....

Polemizoi me bashkëshorten e Joe Biden për abortin, lirohet nga detyra Gjenerali amerikan


Ish-zëdhënësi i lartë i Ushtrisë Amerikane, gjenerali Gary Volesky, është liruar nga detyrat e tij si këshilltar i oficerëve aktivë në mes të një hetimi në përgjigjen e tij të diskutueshme ndaj pretendimit të Jill Biden se të drejtat e grave amerikane ishin vjedhur nga Gjykata e Lartë.

“Për gati 50 vjet, gratë kanë pasur të drejtën të marrin vendimet për trupin e tyre. Sot, kjo e drejtë na u vodh.” – shkroi Jill Biden në Tëitter më 24 qershor, pas masës së Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e të drejtave të abortit të njohur si ‘Roe kundër Wade’.

“Gëzohem që ju shoh se më në fund e dini se çfarë është një grua.” – thuhet se është përgjigjur Volesky në një postim të fshirë në Twitter.

Të shtunën, një zëdhënëse e Ushtrisë Amerikane pohoi ‘në pritje të rezultatit të hetimit të komandantit’, gjenerali komandant i Qendrës së Kombinuar të Armëve, Gjeneral Lejtnant Theodore Martin, ‘ka pezulluar gjeneralin në pension Gary Volesky nga kryerja e detyrave të larta si ekspert i kualifikuar’.

Ushtria nuk zbuloi arsyen e saktë të hetimit. Megjithatë, USA Today, e cila ishte e para që raportoi incidentin, pretendoi se deklarata e Voleskit mund të konsiderohet si një shkelje e rregullit për një oficer ushtarak në pension, i cili ishte në një kontratë 92 dollarë në orë me Pentagonin.

Volesky nuk ka shërbyer si pjesëtar aktiv i ushtrisë që nga dalja në pension në gradën e gjeneral-lejtnant në shkurt 2020.

Ai ka komanduar më parë Korpusin I nga viti 2017 deri në vitin 2020, dhe më parë ka shërbyer si komandant i forcave tokësore amerikane në Irak si pjesë e Operacioni Inherent Resolve, duke marrë çmime dhe dekorata të shumta, duke përfshirë një Yll Argjendi dhe një Zemër të Purpurt.