Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Protesta u thirr në kushte të vështira, tejkaloi parashikimet


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” se protesta e 7 korrikut ishte një nga më të mëdhatë që ai ka thirrur.

Berisha tha se dy kanë qenë protestat më të mëdha që ai ka thirrur, Nano ik dhe kjo e 7 korrikut. Ai  i quajti protestuesit misionarë, ndërsa tha se përulet para tyre.

Protesta nuk kishte të bënte me asgjë tjetër, përveçse Edi Rama. Mendoj se si protestë ishte jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirrur ndonjëherë protesta. Kështu që edhe sikur të vinin gjysma e tyre, unë do tu isha mirënjohës. Ata që erdhën në 39 gradë, ishin misionarë. Unë përulem para tyre. Ndoshta kjo është protesta më e madhe. Unë dy mbaj mend të mëdha. E dyta ka qenë Nano ik dhe kjo e 7 korrikut”, tha Berisha.