Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar një video paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve që kujtohen të vendosin rripin e sigurimit dhe të respektojnë rregullat e tjera të qarkullimit rrugor.
Në video shihet një fëmijë i mitur brenda një makine, i cili është ngritur në këmbë dhe ka dalë sipër dritares panoramike. Për këtë, shoferi i mjetit është ndëshkuar me një gjobë prej 22 mijë lekësh të reja dhe 10 muaj heqje patente.
“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!
Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj *dhe* pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.