Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së krahut të djathtë të Francës Rally National, i ka hedhur poshtë sanksionet e BE-së kundër Rusisë si ‘plotësisht joefikase’.
Duke folur për transmetuesin francez BMF TV të dielën, Le Pen tha se ‘sanksionet e kishin pasuruar Rusinë dhe më shumë kanë sanksionuar francezët se sa Rusinë’.
Shefja e opozitës së djathtë shtoi gjithashtu se, për shkak të sanksioneve perëndimore, Franca ishte detyruar të blinte naftë nga India, një vend që vetë varet nga eksportet e naftës nga Rusia.
Komentet e saj vijnë pasi BE planifikon të heqë gazin rus deri në vitin 2030 si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të Moskës në Ukrainë. Në fillim të qershorit, blloku miratoi një paketë të re sanksionesh që përfshinte një embargo të pjesshme ndaj importeve të naftës ruse.
Në të njëjtën kohë, sipas një raporti të fundit të Bloomberg, megjithëse ekonomia ruse u godit rëndë nga sanksionet gjithëpërfshirëse perëndimore, ajo u tregua më elastike se sa pritej, me dërgesat në rritje të naftës e gazit.