Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa njerëz të lënduar.
Sikurse shihet në pamjet e publikuara nga “Balkanweb”, një makinë ka mbetur e bllokuar mes dy kamionëve të mëdhenj.
Besohet se manovrimi i gabuar në krah të kundërt ka bërë që mjeti i vogël të ngecet mes 2 kamionëve, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.