Vendosni fjalën kyçe....

Me kokainë e heroinë me vete, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Zvicër


Një 19-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me kokainë dhe heroinë në qytetin e Luzernës.

I riu shqiptar është ndaluar nga policia dhe është arrestuar në Kreuzbuchstrasse,raportojnë mediat zvicerane

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti më shumë se 100 gramë heroinë dhe kokainë.

Përveç kokainës dhe heroinës, policia gjeti dhe sekuestroi materialet materiale paketimi dhe rreth 4000 franga që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës

19-vjeçari shqiptar është lënë në paraburgim, ndërsa prokuroria e Luzernës është duke zhvilluar hetime të mëtejshme për të gjetur lidhjet dhe fijet që mund të çojnë tek një rrjet më i gjerë i trafikut të kokainës dhe heroinës.