Një bombol gazi ka shpërthyer në Vlorë, pasditen e sotme në banesën e një shtetasi në fshatin Drithas.
Nga zjarri që dyshohet se u shkaktua nga bombola janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.