Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se nesër do të shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë, dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e marrëveshjes për administrimin e Parkut të Butrintit në Kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thotë se në kalendarin e punimeve që kanë marrë deputetët me e-maile, nuk parashikohej shqyrtimi i këtij dekreti por është futur në rendin e ditës për nesër papritmas.
Ajo akuzon maxhorancën se më të njëjtën shpejtësi, mund të kërkojnë edhe ta votojnë në Kuvend për ta dhënë sa më shpejt këtë koncension.
“Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.
Me urdhër nga lart kanë lajmëruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.
Me të njëjtën filozofi nuk do çuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar konçensionin sa më shpejt.”– shkruan Zhupa.
Sipas deputetes demokrate, asnjë nga shkeljet kushtetuese të ngritura si shqetësim në dekretin e Presidentit nuk janë marrë parasysh.
DEKLARATA E PLOTË E ZHUPËS:
Beteja e rradhës për koncensionin e Butrintit, nesër në orën 10:00 në komisionin e ekonomisë. Siç e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë konçensionin e Butrintit.
Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.
Me urdhër nga lart kanë lajmeruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.
Me të njëjtën filozofi nuk do çuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar konçensionin sa më shpejt.
Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit.
Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncension.