Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur gjatë kohës së punës. Sipas televizionit “News 24”, ditën e shtunë Shaban Teni ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz në momentin e aksidentit.
Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve i është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave dhe 64 vjeçari ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.
Shaban Teni ishte prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.