Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhje masive të dhënash, djali i Bidenit duke bërë drogë dhe nudo në pishinë


Përmbajtja e llogarisë së Hunter Bidenit në iCloud dyshohet se është hakuar nga përdoruesit e forumit 4chan, kjo pasi ata kanë postuar së fundmi disa video nga telefoni dhe kompjuteri i tij.

Konkretisht në forumin 4Chan janë shpërndarë dy video të reja, në njërën prej të cilave djali i presidentit amerikan Joe Biden, duket sikur përgatit një substancë narkotike të ngjashme me “Crack”.

 

Në tjetrën ai shfaqet nudo, duke lozur në pishinë.

 

Siç zbulon dhe “Washington Examiner”, në forum janë publikuar dhe disa tekste e-mailesh apo dhe foto të vetë presidentit, të cilat nuk dihet nëse janë autentike apo të riprodhuara.

Por bëhet fjalë për tekste dhe fotot tejet kompromentuese, të cilat kanë sjellë zemërim tek mbështetësit e Joe Bidenit.

Washington Examiner shkruan se nuk mundet dot t’i verifikojë përmbajtjet e publikuara dhe një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë që u kontaktua nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Gjithashtu, gazeta shkruan se nuk ishte e qartë nëse përmbajtja e publikimeve në forumin 4chan përfshinte ndonjë material nga laptopi famëkeq i Hunter Bidenit. Laptopi i cili u shfaq në publik në javët e fundit të zgjedhjeve të vitit 2020, dhe që përmban detaje rreth marrëdhënieve financiare dhe çështjeve personale të djalit të presidentit./Hashtag.al